Breshëri plumbash në lokalin që shfrytëzohej nga PS

Sulmohet me armë zjarri një lokal, i cili prej vitesh shërben si zyrë elektorale e Partisë Socialiste në zonën e Sukthit.

Lajme

04/06/2016 09:58

Plot 15 plumba blindëshpues janë zbrazur në drejtim të lokalit nga persona ende të paidentifikuar.

Burime nga policia, por edhe pronari i lokalit, Rrapo Osmëni, i cili njëkohësisht është dhe koordinator i PS-së në Sukth, bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, shkruan lapsi al.

Pas sinjalizimit për ngjarjen nga ana e 45-vjeçarit Osmëni, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 6 persona (banorë të zonës). Sipas burimeve të mësipërme, pas sulmit, autorët kanë mbledhur gëzhojat. Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Rrapo Osmëni deklaroi se dyshon që ngjarja mund të ketë lidhje me emërimin e tij (pret të emërohet) si administrator i Sukthit.