Brenda dasmës së Orindës dhe Turit, përlotet dhëndrri, Orinda e mahnitshme me vello të bardhë (Foto)

Data e sotme, 27/07/2017 është lakuar shpesh në mediat rozë për faktin se ka qënë dita e shënuar nga Turjan Hyska dhe Orinda Huta për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

ShowBiz

27/07/2017 21:49

Dyshja simpatike ka qënë bashkë për afro një dekadë dhe kanë mbajtur fansat gjithmonë në suspansë se kur do të martoheshin.

Ashtu sikurse pritej, ceremonia e martesës tashmë ka filluar dhe pamjet e para kanë dalë.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë ecur të kapur prej dore drejt altarit të buzëqeshur e të lumtur, ndërkohë që në një moment, Turi është përlotur nga emocionet e kësaj dite kaq shumë të pritur.

Presim të shohim se çfarë surprize do të kenë rezervuar në vijim të mbrëmjes së tyre speciale.