Brazil, ja si gëlltitet autobusi nga rruga (Video)

Një autobus është gëlltitur nga ujërat që kanë përmbytur një zonë të shtetit tropikal Para të Brazilit. Pak minuta përpara se autobusin ta merrte lumi, udhëtarët edhe shoferi u larguan prej tij.

Bota

25/03/2015 12:05

Shoferi kishte ngadalësuar në rrugë për të parë shembjen që kishte ndodhur dhe mundësitë që kishte për të kaluar, por ka ngecur.

Ai ka këshilluar udhëtarët të dalin menjëherë nga autobusi dhe së bashku me ta është larguar prej tij.

Pas pak minutash, ka ndodhur ajo që vetëm shoferi e kishte parashikuar, gëlltitja e autobusit nga ujërat, njofton BBC, raporton lajmi.net.

YouTube player