Braktis fëmijën, e hedh në tualet (Foto/Video)

Mary Grace Trinidad, në momentet kur i’u afruan dhimbjet e lindjes u fut në një restorant në Kaliforni hoqi fëmijën dhe e hodhi në mbeturina.

Bota

19/02/2016 22:30

Punonjësit dhe konsumatorët që gjendeshin brenda në restorant  dëgjuan ulërimat e gruas në tualet për rreth 15 minuta. Kur ajo doli nga tualeti ata panë që kishte gjakderdhje mirëpo ajo doli me vrull nga dera e restorantit. Kur punonjësit hynë në tualet, panë fëmijën e sapolindur dhe menjëherë lajmëruan policinë, transmeton lajmi.net.

Policia ndjeku gjurmët e gjakut në tokë, dhe e gjetën atë në pjesën e pasme të restorantit.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për trajtim,  gjithashtu u akuzua për tentim vrasjeje të fëmijës së saj, ndërkaq fëmija gjendet në spital dhe është në duar të sigurta. /Lajmi.net

YouTube player