Bota e futbollit e mahnitur për veprimin e Modricit, ja çfarë i bëri Messit pas ndeshjes me Argjentinën

Luka Modric bëri një veprim fantastik pas ndeshjes me Argjentinën.

Sport

22/06/2018 13:36

Luka Modric zhvilloi një ndeshje fantastike në fitoren e Kroacisë ndaj Argjentinës me rezultat 3:0.

Mesfushori realizoi një gol të bukur në fitoren e madhe të Kroacisë që i kualifikoi nga grupi.

Por, pas ndeshjes ai bëri një veprim po aq të bukur, përcjell “lajmi.net”.

Pas sinjalizimit për përfundimin e takimit, kur të gjithë futbollistët e tjerë kroatë filluan të festojnë, Modric shkoi tek Leo Messi për ta ngushëlluar. /Lajmi.net/