Bota e boksit në zi: Ndërron jetë ish-kampioni i botës

Bota e boksit ka marrë një lajm të zi.

Sport

04/12/2018 15:29

Markus Beyer ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, përcjell “lajmi.net”.

Lajmin për vdekjen e Beyer e ka konfirmuar edhe ish-trajneri i tij, Ulli Wenger, duke thënë se nuk mund ta përshkruajë dhimbjen për një njeri të mirë si ai.

Beyer boksoi për herë të fundit në vitin 2008 dhe nga 2015-ta punoi si analist i boksit në televizionin gjerman MDR. /Lajmi.net/