Borxhi i Rihannas

Rihanna është paditur nga një kompani, të cilës ia ka borxh 70 mijë funte, për organizimin e ceremonisë së fundit të gjyshes së saj, e cila kishte ndërruar jetë. Këngëtarja nga Barbados ishte zotuar se do t’i hiqte krejt shpenzimet, kur Clara “Dolly” Braithwaite vdiq nga kanceri. Mirëpo, pas më shumë se një viti, 25…

ShowBiz

17/11/2013 13:00

Rihanna është paditur nga një kompani, të cilës ia ka borxh 70 mijë funte, për organizimin e ceremonisë së fundit të gjyshes së saj, e cila kishte ndërruar jetë.

Këngëtarja nga Barbados ishte zotuar se do t’i hiqte krejt shpenzimet, kur Clara “Dolly” Braithwaite vdiq nga kanceri.

Mirëpo, pas më shumë se një viti, 25 vjeçarja akuzohet se i kishte paguar vetëm 22 mijë nga 94 mijë funte, sa ishte faturimi.

Drejtorët e kompanisë së funeralit, ‘Doënes and Wilson’ kanë paraqitur padi civile në gjykatën e lartë në Barbados, në emër të Robyn Rihanna Fenty, duke e kërkuar pjesën tjetër të parave. Ndërkohë avokatët e Rigannas insistojnë se ajo nuk ua ka borxh ato para.

Shtëpia e funeralit thuhet se i kishte kryer të gjitha shërbimet, fillimisht në kishën e Shën Michael, e më pas duke e blerë varrin në ‘Coral Ridge Memorial Gardens’, në kishën Christ.

Funerali kishte përfshirë tendat, limuzinat gjigante dhe marrëveshjen për lulet ekzotike. Në fillim të këtij viti, Rihanna i fitoi 3,3 milionë funte nga Gjykata e Lartë, në betejën kundër gjigantit të modës, Topshop, i cili e kishte shitur një bluzë që përmbante fotografinë e saj.