Borissov-Thaçit: Jeni të detyruar t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me serbët – Lajmi.net
Borissov-Thaçit: Jeni të detyruar t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me serbët
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:47, 16 April 2018
Kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Thaçi ka thënë se mosmarrëveshjet me palën serbe duhet zgjidhur.

“Para disa vitesh kam ardhur këtu dhe kanë kaluar shume vite, të gjithë pamë përparimin gjatë këtyre viteve, ju keni gjetur rrugën e drejtë, sa herë jam me Vuçiqin në Beograd i përmendi edhe miqtë kosovarë dhe mikun tim Hashim Thaçi”, ka deklaruar Borissov, raporton lajmi.net.

Ai i ka thënë Thaçit se ka një barrë të rëndë së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq mirëpo së bashku duhet të gjejnë zgjidhje.

“Keni një barrë të rëndë me presidentin serb, mirëpo duhet ta përfundoni. S’ka alternativë tjetër sepse e kemi parë çfarë ka ndodhur në luftë nga ato alternativa tjera. Ju jeni të detyruar bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje, dhe atëherë BE-ja do të na shohë me një sy tjetër”, është shprehur kryeministri bullgar.

Borissov ka kërkuar nga elita politike e Ballkanit që t’i tejkalojnë mospajtimet, pasi sipas tij egoizmi i njërit shtet mund të shkaktoj dëme edhe në shtetet tjera./Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO