Bonucci zbulon se e refuzoi gjigantin evropian për Juventusin

Leonardo Bonucci ka zbuluar se e ka refuzuar Manchester Unitedin në verë.

Sport

22/10/2018 15:59

Leonardo Bonucci ka thënë se ai e ka refuzuar ofertën e majme të Manchester United, vetëm që të rikthehej te Juventusi.

“Kam pasur ofertë në tavolinë nga Manchester United, mirëpo unë e doja rikthimin vetëm te Juventusi”, ka thënë fillimisht mbrojtësi italian, përcjell “lajmi.net”.

“Kur dëgjova se Juventusi më kërkon sërish, atëherë und ndalova duke i dëgjuar ofertat e tjera, pasi dëshiroja të vija vetëm këtu”.

“Unë mundohem gjithmonë të jap më të mirën në fushë, ta jap maksimumin, një gjë që nuk arrita ta bëjë te Milani”, ka thënë më tej Bonucci. /Lajmi.net/