Bonucci zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Juventus

Leonardo Bonucci ka dhënë lajmin e madh pas largimit nga Juventus.

Sport

24/07/2017 11:47

Leonard Bonucci më në fund ka zbuluar arsyen e largimit nga Juventus.

“Kur jeni pjesë e një grupi për shtatë vjet, atëherë ju lini diçka, shpresoj, të bukur brenda secilit prej ish-bashkëlojtarëve tuaj. Kam pasur shtatë vite intensive me Juventusin, gjatë të cilave kam dhënë shumë për të dhe klubi për mua,” ka thënë Bonucci.

Por, sipas qendërmbrojtësit italian kjo lidhje kishte filluar të zbehej në sezonin e fundit.

“Në këtë pjesë të fundit të sezonit, kjo lidhje filloi të zhdukej paksa në të dy palët dhe kështu u vendos që ne t’i ndajmë rrugët. Kam qenë mjaft më fat që mora ofertë nga Milani. Nga tani e tutje, do të mendoj vetëm për Milanin,” ka theksuar Bonucci. /Lajmi.net/