“Bombardon” skuadra e Superligës, transferon super-sulmuesin kolumbian

Llapi ka bërë goditjen e radhës ndërkombëtare në afatin kalimtar, pas përfundimit të stinorit vjeshtor të garave.

Sport

08/12/2016 19:46

Klubi bardhekaltër ka arritur marrëveshje me sulmuesin Valencia Mosquera.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Llapit, ku është transmetuar live pritja e kolumbianit në aeroportin “Adem Jashari”.

Ndryshe, Llapi e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e dytë në tabelë me tri pikë më pak se Trepça ’89.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.