“Bomba” e verës: Ylli i Realit transferohet në Barcelonë (FOTO)

Lëvizje interesante janë duke u bërë në tregun e transferimeve në Spanjë.

Sport

25/06/2017 16:53

‘Don Balon’ ka informacione rreth një aferë mes Mateo Kovacicit dhe Real Madridit, përcjell lajmi.net.

Kroati që pak ditë më parë i dha fund beqarisë, po pëlqehet nga trajneri i ardhur te Barcelona, Erensto Valverde.

Kovacic shihet si alternativa më e mirë për Barcelonën pas dështimit të negociatave me PSG-në për Marco Verrattin.

24 vjeçari edhe pse nuk është startues te Real Madrid, konsiderohet si pasues i Luka Modricit, bashkëvendësit të tij te skuadra mbretërore./Lajmi.net/