‘Bomba’ e Dhuratës 20 milionë shikime (Video)

Dhurata Dora bëhet ndër artistet shqiptare që ka arritur të ketë videoklip i cili i është shikuar më shumë se 20 milionë herë.

ShowBiz

30/09/2015 17:54

Secila këngë që Dhurata nxjerr menjëherë shëndrrohet në hit, si në të dëgjuar ashtu edhe në të parë.

Ajo ia ka nisur suksesit me ‘I like dat’, për të vazhduar me bashkëpunimin super të dëgjuar ‘Edhe pak’ me Dj. Blunt, Real 1 e Lumi B, tranmsmeton lajmi.net.

Por, ky ishte vetëm fillimi, pasiqë vitin tjetër Dhurata ka ardhë me dy këngë tjera që do ta konfirmonin si top-këngëtarja e momentit.

Ndër ta edhe kënga më e shikuar e saj në Youtube, ‘A bombi’, e cila me gjithë problemet që nga lansimi i klipit, ka arritur të mbledhë plot 20 milionë shikime në më pak se një vit./Lajmi.net

YouTube player