Bolt pensionohet pas Rio 2016

Kampioni në sprint, Usain Bolt ka hyrë në vitet e fundit të karrierës. Deri më tani nuk ka askush që mund ta zë, por duket se në fund do të ndalet vet. Usain Bolt planifikon të pensionohet nga atletika pas Lojërave Olimpike 2016 në Rio de Janeiro. “Mendoj se është koha e duhur për tu…

Sport

05/09/2013 12:00

Kampioni në sprint, Usain Bolt ka hyrë në vitet e fundit të karrierës.

Deri më tani nuk ka askush që mund ta zë, por duket se në fund do të ndalet vet. Usain Bolt planifikon të pensionohet nga atletika pas Lojërave Olimpike 2016 në Rio de Janeiro.

“Mendoj se është koha e duhur për tu pensionuar, në kulm dhe pas një dominimi për një periudhë të gjatë”, deklaroi Bolt gjatë një konference për shtyp para Brussels Diamong League.

Por, fituesi i gjashtë medaljeve të arta Olimpike ka theksuar se synon të dominojë në sport edhe për në Rio.

“Nëse duam të jem në mesin e legjendave si Ali dhe Pele, atëherë duhet të dominoj derisa të pensionohem. Jam i përqendruar në punë, të ruhem nga lëndimet dhe të vazhdoj të dominoj në mënyrë që pas pensionimit të konsiderohem si një prej legjendave në sport”, përfundoi ai.