Bolivia vendi i parë në botë që legalizon punën e fëmijëve

Bolivia është bërë vendi i parë i cili do të legalizojë punën e fëmijëve, pasi një ligj është nënshkruar nga zëvendës-presidenti Alvaro Garcia Linera të enjten. 

Bota

20/07/2014 23:30

Legjislacioni i ri u miratua së pari nga Kongresi në fillim të këtij muaji, dhe tani nënshkrimi nga Linera do të thotë se mosha e fëmijëve që do të mund të punojnë ligjërisht ulet nga 14 vjeç në 10. 

Sipas legjislacionit të ri, fëmijët mbi moshën 10 do të lejohen që të jenë të vetëpunësuar por vetëm pas mësimit në shkollë dhe me lejen e prindit. 

Fëmijët mbi moshën 12 do të lejohet që të marrin një punë të kontraktuar, përsëri me pëlqimin e prindërve dhe me vijim të detyrueshëm të shkollimit. 

Ligji për të ulur moshën në të cilën fëmijët mund të punojnë ligjërisht, është e gjitha pjesë e planit të qeverisë boliviane për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi që jetojnë në varfëri. 

Shpresohet se duke ja shtuar edhe një pagë të ardhurave të familjes, mund të lehtësojnë barrën financiare, me të cilën një pjesë e madhe e bolivianëve ballafaqohen. 

Senatori Adolfo Mendoza, një nga sponsorët e projektligjit tha për Associated Press: “Puna e fëmijëve tashmë ekziston në Bolivi dhe është e vështirë për ta luftuar atë. Në vend që t’i përndjekim ata, ne duam t’i mbrojmë t’ua mbrojmë të drejtat dhe t’u garantojmë siguri në punë fëmijëve”, transmeton lajmi.net. 

Puna e fëmijëve është diçka që është e rrënjosur në kulturën boliviane, ku një përqindje e madhe e popullsisë kanë punuar qysh si adoleshent. 

Është vlerësuar se një total prej 1 milion fëmijë në Bolivi, mes moshës 5 dhe 17 vjeç, aktualisht punojnë, duke përbërë 15 për qind të fuqisë punëtore të vendit. 

Edhe Presidenti, Evo Morales, si 14 punuar.