Blogerja, Rita Saraqi në Javën e Modës Mercedes Benz në Stamboll

Rita Saraqi, blogere e modës, mënyrës së jetesës dhe udhëtimit: www.ritasaraqi.com. Është vajza shqiptare që tanimë për herë të dytë ftohet të marrë pjesë në Javën e Modës Mercedes Benz, eveniment ky që njihet si më prestigjiozi për modë në mbarë botën.

ShowBiz

17/03/2015 08:59

Pas pjesëmarrjes në Mercedes Benz Fashion Week në Berlin, ajo prej sot ndodhet në Stamboll prej nga do të na mbajë të informuar me të gjitha të rejat që po ndodhin atje me ane te rrjeteve sociale (instagram, facebook, twitter @ritasaraqi) dhe webfaqes së saj.

Veshjet e Rites janë të dizajnuara me shumë stil nga dizajnerët kosovar të cilët Rita shpreson shumë t’i përfaqësojë sa më denjësisht që është e mundur.

Gjatë një prononcimi për lajmi.net, Rita tha se ishte shumë e lumtur dhe emocinuar për ketë detyrë që i është besuar. Ajo po ashtu tha për lajmi.net se ndihet se ka shumë përgjegjësi mbi supe për shkak se atje ajo na përfaqëson të gjithëve si blogerja e parë nga Kosova.

Rita do të qëndrojë atje deri të premten (20 Mars). Fotografitë e Javës së Modës mund ti shikoni duke ndjekur Ritën në rrjetet sociale dhe në blogun e saj.  (lajmi.net)