Bllokon tramvajin sepse shoferi nuk i hapi dyert (Video)

Një qytetar nga Zagrebi ishte duke u ngutur për diku, kur shoferja e tramvajit nuk i hapi dyert. Dhe duke mos pranuar të pajtohet me gjestin e saj, kishte vendosur të dal para hekurudhës, shkruan e përditshmja kroate “Index”.

Fun

15/09/2015 15:22

Ai kishte shpresuar se shoferja do të lëshojë pe dhe do ti hapë dyert, por ajo përkundrazi e shikonte me qetësi thuajse asgjë nuk po ndodhë, transmeton lajmi.net.

Kjo fjalosje e tyre kishte zgjatur disa minuta, kurse kalimtarët e rastit nuk e kishin lëshuar këtë mundësi për ta filmuar dhe postuar në internet.

Ai i kishte bërë më dije shoferes se nuk e ka ndërmend të largohet nga hekurudha, duke i kërkuar asaj që ti telefonojë policisë. Por ajo pa u menduar dy herë mori telefonin mobil dhe filloi ta fotografojë, dhe pas këtij gjesti ai vendosi të largohet. (lajmi.net)

YouTube player