Blero e harron Teutën, gjen të dashur të re

Këngëtari Blero Muharremi duket se ka filluar një lidhje të re të dashurisë. Në postimet e bëra në rrjetet sociale dhe me fotografitë e hedhura në Instagram zgjohen dyshimet që këngëtari dhe bukuroshja Afrona Dika janë në lidhje.

ShowBiz

20/02/2015 16:11

Blero është duke u spekuluar se e ka tejkaluar martesën e tij me aktoren Teuta Krasniqi dhe se tashmë ka të dashur të re.

Disa mediume elektronike raportuan gjatë ditës se Blero ka gjetur të dashur të re.

Eshtë bukuroshja Afrona Dika që është spekuluar për një romancë me Bleron, por nuk dihet nëse këtu ka diçka të vërtetë, marrë parasysh se edhe postimet e fundit të Bleros lidhen me këtë femër me inicialet A.D.

I kontaktuar nga Telegrafi, Blero ka thënë se ai nuk është në dijeni për një gjë të tillë dhe se është i zënë me koncerte duke mos dashur të flas rreth kësaj teme.

Megjithatë nuk ka asgjë konkrete dhe të konfirmuar për jetën private të këngëtarit, i cili kohë më parë është ndarë nga bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi.

afrona 1

afrona 2

afrona-2 afrona-3