BlackBerry lanson celularin tjetër pa tastierën e zakonshme

BlackBerry, kompania e njohur më shumë për pajisjet e saj me tastierë, ka lansuar një celularë të ri që ka një ekran 5 inç dhe me prekje.

Auto & Tek

03/03/2015 19:45

BlackBerry Leap, i shfaqur në Kongresin Botëror të Celularëve të enjten, është një celularë 5 inç që ka për synim audiencën e re.

BlackBerry-Leap-2

Ky është një qëllim i mirë për kompaninë, përderisa Leap është celulari i parë i BlackBerry pa një tastierë fizike këtë vit – për shkak që BlackBerry Z3 ishte lansuar në shkurt të vitit 2014, transmeton Lajmi.net.

Përveç ekranit 5 inç dhe me 1280×720 piksel, celulari përmban një procesor 1.5GHz, 2GB RAM, një kamerë 8MGP dhe një hapësirë për ruajtjen e të dhënave prej 16GB.

BlackBerry nuk është fokusuar shumë në specifikat e celularit, sidoqoftë, celulari përmban një bateri 2,800mAh, që do duhej ta mbante energjinë e celularit për 25 orë.

Për më shumë shikojeni videon e shfaqur sot nga BlackBerry: