Bjondet janë më inteligjente, studimi i ri hedh poshtë mitin

Një stereotip i vështirë për t’u zhdukur, por duket se është shkenca ajo që tashmë ka dalë kundër.

Fun

24/03/2016 16:29

Sipas një studmi të Universiteti Shtetëror të Ohajos, i publikur në Buletinin Ekonimik, janë pikërisht bjondet ato që kanë një koefiçent më të lartë inteligjence në krahasim me brunet, apo ato me flokë të kuqe.

Studimi i bërë mbi 10 mijë persona ka analizuar të dhëna që prej vitin 1980, tek njerëzit me moshë nga 14 deri në 21 vjeç.

Atyre u është kërkuar që të bëjnë një test për përdorur nga Pentagoni, që përcakton nivelin e inteligjencës të rekrutëve.

Në vitin 1985, përgjatë këtij testi, i është kërkuar të gjithëve që të përcaktojnë ngjyrën e flokëve, e për të eleminuar çdo paragjykim entik ose racor, studiuesit kanë përjashtur grupe afro-amerikane dhe hispanike  nga analiza e të dhënave.

Rezultatet jkanë treguar që gratë bjonde, kishtin një koefiçent inteligjence, prej 103,2 krahasuar me 102,7 të atyre me flokë gështenjë, 101,2 ato me flokë të kuq dhe 100,5 me flokë të zinj.

Edhe tek meshkujt rezultatet ishte të njëjta.

Por gjithësesi studiuesit shpjegojnë se nuk është e mundur, që të përcaktohet një lidhje gjenetike mes ngjyrës së flokëve dhe inteligjencës tek njerëzit./tvklan.al