Biznesmenët serbë që investojnë në Kosovë, lirohen nga taksat

Kryeministri i Serbisë, Aleskandra Vuçiq, pas kthimit nga Tirana, u ka bërë thirrje biznesmenëve që të investojnë në vendin, siç e quan ai, “Kosovë e Metohi”.

Lajme

29/05/2015 13:19

Vuçiq u ka siguruar biznesmenët që shteti do i sigurojë zbritje në taksa për ata që investojnë në këtë pjesën të Serbisë.

Sipas tij, Kosova ka popullatën më të re dhe shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë.

“Ne kemi marrë më vendim, për të ndarë mënjanë një pjesë të fondeve për të subvencionuar vende të reja pune në Kosovë dhe Metohi”, u shpreh Vuçiq.

Ai në një mbledhje me biznesmenë, u ka kërkuar atyre që të japin propozimet e tyre konkrete për te investuar në vende të reja pune në Kosovë.