Binjakë, por nuk kanë të njëjtin baba

Në Vietnam ndodhi një rast shumë i rrallë ku u konfirmuan dy binjakë por që nuk e kanë të njëjtin baba.

Bota

09/03/2016 14:25

Binjakët kishin testuar ADN-në e tyre pasi familjarët ishin shqetësuar se ata nuk dukeshin aspak të njëjtë. Kjo dukuri njihet si “fekondimi heteropaternal”  që është gjetur në raste shumë të rralla, transmeton lajmi.net.

Kjo ndodh kur vezët e një gruaje janë të fekonduara nga dy burra në një periudhë të shkurtër kohore.

Profesor Le Dinh Luong, president i Shoqatës Gjenetike në Vietnam i cili bëri testimin e ADN-së së binjakëve tha se rezultatet ishin 100% të sakta.

“Janë më pak se 10 raste të njohura në botë, të binjakëve me baballarë të ndryshëm”, tha Luong.

Kjo dukuri sipas tij mund të ndodhë nëse:

Fekondimi i referohet fekondimit të vezëve të shumta nga akte të veçanta të marrëdhënieve, ku ato fekondohen me më shumë se një baba.

Gjithashtu mund të ndodhë kur një grua prodhon vezë të shumta në një periudhë të ovulacionit dhe pllenohen nga burra të ndryshëm brenda pak ditësh. /Lajmi.net