Bima e kudogjendur që kuron dhjetra sëmundje

Është një nga bimët më të përdorura në kuzhinë, por shumë shpesh e shohim të rritet në gjendje të egër pothuajse kudo, ndaj mos e ndani përdorimin e saj.

Lifestyle

26/09/2016 11:55

Po flasim për rozmarinën…

Në bazë të disa studimeve, rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë.

Mund ta përdorni për shërimin e dhimbjeve të kokës, për përmirësim të kujtesës, por edhe për stimulimin e rritjes së flokut. Ndikon mirë edhe në sistemin e tretjes dhe njerëzit e përdorin për shërimin e kapsllëkut dhe ngërçeve në stomak.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se rozmarina stimulon sekretimin e vrerit, një element kyç në tretjen e yndyrave. Ndikon edhe kundër infeksioneve të veshit, hundës dhe fytit.

Përveç kësaj, shëron edhe lodhjen dhe ofron lehtësim prej lodhjeve në muskuj, reumatizmit dhe nervit shiatik. Ekstraktet e rozmarinës përmirësojnë qarkullimin e gjakut, parandalojnë humbjen e flokut dhe parandalon krijimin e zbokthit.

Një bimë për t’u mbajtur gjithmonë në shtëpi.