Biletat e ndeshjes Kosovë – Kroaci, nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur në Mitrovicë (FOTO)

“Torcida” është ankuar se në qytetin e Mitrovicës nuk ka fare bileta në shitje për duelin ndaj Kosovës dhe Kroacisë.

Sport

29/09/2016 12:55

Tifozët mitrovicas, “Torcidat”, kanë reaguar ashpër për faktin se në Mitrovicë nuk u hap asnjë pikë e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Kroaci, që zhvillohet më 6 tetor.

Biletat kanë dal sot në shitje nëpër disa Komuna, por jo edhe në Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan e Podujevë.

“Vazhdon tendenca politike për degradimin e këtij qyteti, marrëveshjet politike po reflektojhen edhe në fushën e sportit. Mirëpo këtë qytet Shqiptar kurrë nuk do të mund ta zhveshin nga Kosova dhe Shqipëria,sepse ky qytet është vet ato”, kanë theksuar tifozët mitrovicas.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.