Biletat dalin në shitje, interesimi tejet i madh

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Malta.

Sport

08/10/2018 16:22

Paraqitjet e mira të Kosovës në ndeshjet e fundit kanë bërë që interesimi për sfidën e radhës të jetë shumë i madh.

Biletat po shiten në pikat e IPKO-së në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës.

Radhët e gjata të njerëzve në pritje janë parë sot edhe në Prishtinë.

Një qytetar, i befasuar nga interesimi i madh është shprehur: “Nëse ky interesim është edhe në qytetet e tjera, nuk do të shkoj në stadium”. /Lajmi.net/

Shikoni fotot: