Bien investimet e huaja direkte

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë

Lajme

26/05/2017 09:08

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë./RTKlive