Bie WhatsApp nga përdorimi

Platforma e popullarizuar për biseda "Whatsapp" sapo ka rënë nga përdorimi.

Auto & Tek

22/01/2019 19:31

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britaneze Independent, ndërsa ka informuar se rënia e WhatsApp ka ndodhur vetëm tek përdoruesit e iPhone-it dhe të Android, transmeton lajmi.net.

WhatsApp konsiderohet si një ndër platformat më të sigurta për bisedë, kjo falë enkriptimit end-to-end, i cili mundëson që fjalët që dërgohen të mos ruhen në arkivat e WhatsApp-it.

Sido që të jetë, shkaqet e rënies së kësaj platforme ende nuk janë zbuluar. /Lajmi.net/