Beyonce iu bashkua në skenë Jay-Z gjatë perofmancës në Paris

E veshur me një kostum të bardhë, Beyonce shoqëroi bashkëshortin në skenë gjatë koncerit në Paris, në kuadër të turneut "On The Run II".

ShowBiz

15/07/2018 09:43

Ajo është këngëtare dhe tekstshkruese që njihet për paraqitjet e saj të veçanta në skenë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe njësoj dukej edhe kur iu bashkua Jay-Z në koncertin në Paris, në kuadër të “On The Run II”,  të shtunën.

36 vjeçarja kishte veshur një ‘bodysuit’ me perla me ngjyrë të bardhë me një rrip të lëshuar, duke ekspozuar këmbët seksi.

Ndërsa, bashkëshorti i saj 48 vjeçar, i cili mbante duart me Beyonce në skenë, kishte veshur kostum me të njëjtën ngjyrë.

Çifti i njohur filluan serinë e koncerteve më 6 qershor në Uells, ndërsa do të përfundojnë 18 paraqitjet në Nisë të Francës më 17 korrik.

Ata kanë tre fëmijë, Blue Ivy, gjashtë vjeçe, dhe binjakët  një vjeç, Rumi dhe Sir. /Lajmi.net/