Beyonce e ‘kallë’ Vancouverin

Beyonce ka qenë protagoniste në Vancouver të Kanadasë, në koncertin që e mbajti të shtunën mbrëma, në kuadër të turneut ‘Mrs. Carter World Tour’. Këngëtarja amerikane e ka ‘kallë’ atmosferën në Rogers Arena, në udhëtimin e saj të fundit në Amerikën Veriore. Diva e muzikës ka pasur një performancë të jashtëzakonshme, me një koreografi mbresëlënëse,…

ShowBiz

02/12/2013 10:00

Beyonce ka qenë protagoniste në Vancouver të Kanadasë, në koncertin që e mbajti të shtunën mbrëma, në kuadër të turneut ‘Mrs. Carter World Tour’. Këngëtarja amerikane e ka ‘kallë’ atmosferën në Rogers Arena, në udhëtimin e saj të fundit në Amerikën Veriore.

Diva e muzikës ka pasur një performancë të jashtëzakonshme, me një koreografi mbresëlënëse, të cilën dinë ta ndërtojnë vetëm bashkëpunëtorët e saj, e që ajo e realizon me përpikëri.

Sigurisht, diva e pop muzikës diti t’i ‘çmend’ meshkujt me ‘shkundjen’ e shpeshtë të prapanicës, që e bëri edhe më madhështor koncertin e saj. Zonja Knoëles Carter (mbiemri i saj dhe i bashkëshortit Jay Z) ishte me të vërtet e hatashme.