Beyonce dhe Jay Z dekorohen me ‘Çelësin e qytetit’

Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më aktiv në skenën ndërkombëtare.

ShowBiz

19/09/2018 19:09

Ata tash e një kohë kanë nisur turin e koncerteve anembanë botës të cilët kanë mbledhur edhe fansat e tyre, shkruan lajmi net.

Së fundmi dyshja dhuruan bursa 100 mijë dollarëshe për gjimnazistë në dhjetë qytete gjatë turit të tyre “On the Run II”.

Dhe tani, kryebashkiakja e New Orleans, LaToya Cantrell, “surprizoi Jay Z dhe Beyonce me “Çelësin e qytetit”. “E surprizova Jayz me Çelësin e Qytetit bashkë me Beyoncen për punën humanitare që bënë”, shkruan ajo.

Kujtojmë që Jay Z dhe Beyonce janë në përfundim të turit të dytë. Jay Z po ashtu u shpall edhe reperi më i paguar në botë, duke lënë pas emrat e mëdhenj botëror. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn177rfAFNM/?hl=en?&taken-by=mayorcantrell