Beyonce dhe Ed Sheeran të parët në “Billboard Hot 100”

Në fund të muajit nëntor, dyshja Beyonce dhe Ed Sheeran publikuan këngën "Perfect Duet".

ShowBiz

12/12/2017 09:05

Vetëm pak ditë pas publikimit kënga po pëlqehet shumë dhe ka marrë shifra të mëdha klikimesh në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Deri tani, Beyonce dhe Ed Sheeran kanë arritur mbi 55 milionë klikime me këtë projekt dhe vazhdon të jetë në krye të top-listave.

Remiksi i këngës “Perfect” tani ka shënuar një sukses të ri dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë autori i këngës përmes rrjeteve sociale.

Për të dytë herë, Ed Sheeran merr vendin e parë në “Billboard Hot 100”, para ‘Perfect Duet’, kënga “Shape of you” ishte e para në “Billboard Hot 100”. /Lajmi.net/

YouTube player