Bes Kallaku feston ditëlindjen, Xhensila përlot me urimin

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

20/11/2018 12:07

Xhensila dhe Besi sot kanë një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase aktori feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me rastin e 33 vjetorit të lindjes së Besit, këngëtarja i ka kushtuar disa fjalë prekëse atij, ndërsa urimit ia shtoi edhe fotografitë nga çastet më të lumtura që kanë kaluar së bashku.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I XHENSILËS, PA NDËRHYRJE:

“Cfar jam pa ty? Asgje.
Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne cdo hap te jetes time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet ton. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume.@bes_kallaku”.

Kujtojmë që Bes Kallaku së fundi është më aktiv se Xhensila me projekte të reja muzikore, ai dje lansoi këngën e re. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqZieqQgCSQ/