Berlin, vidhet nga muzeu monedha e arit 100 kg

Monedha e artë, me peshë 100 kilogramë, e cila vlen miliona dollarë, që është në Librin Guinness të rekordeve botërore, është vjedhur nga hajnat në Muzeun “Bode” në Berlin, njoftoi sot policia.

Bota

28/03/2017 10:10

Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen tha se besohet që hajnat kanë hyrë përmes dritares rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe kanë marrë monedhën e artë.

Monedha e artë është e trashë 3 centimetra dhe me diametër 53 centimetra, ka vlerën prej një milion dollarë, derisa vetë sasia e arit që e përbën kap vlerën 4,5 milionë dollarë. Muzeu ka bërë të ditur se monedha e artë ishte e regjistruar në librin e rekordeve botërore për shkak të pastërtisë së arit 999,99/1000.