Bëri selfie çdo ditë për nëntë vjet (Video)

Hugo Cornellier, një inxhinier 21-vjeçar nga Montreali, ka bërë çdo ditë selfie që nga mosha 12 vjeçare, për të dokumentuar sa ndryshon me kalimin e kohës, shkruan Mirror.

Fun

13/02/2018 09:32

 

Selfie e tij e fundit është bërë në ditën e dasmës së tij më 30 gusht, që u zhvillua në Mactaquac Park në New Brunswick.

Dhe ndryshimi me kalimin e kohës është shumë i dukshëm…

Cornellier ka shpjeguar në Reddit se videon me përmbledhje të selfie-ve të tij, mund të jetë një dhuratë e mirë për fëmijët e tij të ardhshëm: “Imagjinoni të jeni në gjendje të shikoni një video të ngjashme të cilën njëri nga prindërit e juaj e ka bërë”. /Lajmi.net/