Beqaj: PDK aktualisht e ka primatin karshi LDK-së, sepse Isa Mustafa është inferior

Politoloku, Behlul Beqaj, nuk po parashikon të ardhme të mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës me në krye Isa Mustafën, ndërsa për PDK-në konsideron se është më komode nëse hyn në zgjedhje nacionale tash.

Lajme

23/04/2017 10:32

Ai vlerëson se PDK-në mund ta dëmtojë zvarritja e Gjykatës Speciale. Por Beqaj vlerëson se PDK mund t’i ndërrojë partnerët e koalicionit në të ardhmen, dhe ta ketë dikë nga opozita e tanishme.

“Shkaqet mund të jenë të natyrave të ndryshme, por esenca është se pozita e PDK-së aktualisht është shumë më komode, më e favorshme, sepse është një kryeministër shumë inferior i cili është në krye të LDK-së dhe kjo është arsye shumë e fort që pak a shumë ta merr një primat PDK-ja karshi LDK-së dhe në anën tjetër opozita mund t’i ketë disa rishikime të cilat në perspektiv mund të formojnë një partneritet të ri me PDK-në dhe këto mund të jenë arsyet kryesore, aq më pak kur, pak a shumë po vonohet puna e Gjykatës Speciale e cila eventualisht mund ta dëmtojë PDK-në dhe para se të shkohet në një situate kur mund të dëmtohet PDK-ja është një arsye kohore e cila çështjen e zgjedhjeve e bën si zgjedhjen më të volitshme”, deklaron Beqaj./Arbresh.info/