Ben Affleck e Jennifer Garner puthen në Paris (FOTO)
Ata kishin paralajmëruar divorcin verën e vitit të kaluar, pas 10 viteve martesë.
ShowBiz
Por, Ben Affleck e Jennifer Garner kanë vazhduar të qëndrojnë së bashku e madje të jetojnë në të njëjtin kulm, transmeton Klan Kosova.
Si duket ata nuk janë ende të gatshëm që ta përfundojnë martesën e tyre, pasi që së fundmi janë fotografuar duke u puthur në Paris.
Affleck është duke filmuar filmin e tij më të ri në Londër, e Jennifer së bashku me tre fëmijët e kanë vizituar atë shumë shpeshtë në kryeqytetin britanik.