Bella Hadid mohon lidhjen me Drake

Pak kohë pasi u konfirmua ribashkimi me The Weeknd, filluan të qarkullojnë thashetheme për një lidhje të re.

ShowBiz

02/07/2018 12:21

Kësaj radhe, rrjeti ka ‘vërshuar’ me thashetheme, në të cilat thuhet se modelja është në lidhje me reperin Drake, shkruan lajmi.net.

Por, përmes rrjetit social Twitter, Bella ka vendosur t’u jap fund thashethemeve, duke zbuluar të vërtetën.

Një komentues kishte shkruar se dyshja mund të jenë në lidhje, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i bukuroshes.

“Jo unë. Kjo është e pa respekt. Pse njerëzit s’mund të jenë vetëm miq?”, ka shkruar Bella. /Lajmi.net/