Behrami: Ky është trajneri më i mirë në karrierën time

Valon Behrami ka vetëm lëvdata për trajnerin e Torinos, Walter Mazzarri.

Sport

10/02/2018 10:56

Valon Behrami ka thënë se Walter Mazzarri është trajneri që i dha më së tepërmi në karrierën e tij si futbollist.

Mesfushori i Udineses para sfidës me Torinon e Mazzarrit ka lavdëruar trajnerin e skuadrës kundërshtare me të cilin punoi te Napoli dhe Watford.

“Do ta përqafoj dhe do t’i them se më mungon. Është absolutisht personi që më ka dhënë më së tepërmi në botën e futbollit”, u shpreh Behrami për “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.

“Sidomos në Watford, kemi kaluar edhe momente negative por të kaluara me profesionalizëm dhe sinqeritet. Kualitetet që i kam janë meritë e Mazarrit, nëse gaboja ndonjëherë ma thoshte në fytyrë”, theksoi ai. /Lajmi.net/