Behgjet Pacolli: Nuk ua blej shtëpitë atyre që i kanë ndërtuar pas luftës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, si duket ka dashur të i japë fund debatit në rrjetet sociale me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, me një postim \"përmbyllës\" për temën e diskuar.

Lajme

04/05/2014 23:37

Me anë të një postimi në Facebookun e tij, Behgjet Pacolli ka thënë se \”nuk do u blejë shtëpi atyre që i kanë fituar pa djersë\”.

\’\’Nuk kam ndërmend të blej shtëpitë e gjithë atyre që i kanë ndërtuar këto vite pas çlirimit, pa djersë, por duke abuzuar me detyrën\”.

\”Kështu do i binte sikur pastroja paratë e tyre dhe nxija të miat që i kam fituar me djersën time dhe të familjes sime\”.

\”Unë doja thjesht të bëja shembull dikënd prej tyre. Unë thjesht doja që me paratë nga blerja e shtëpisë të realizonim një akt drejtësie sociale\”. 

\”Por tash është koha kur ligji të veprojë për të gjithë ata që janë pasuruar jashtë ligjit në gjithë këtë periudhë. Unë do të punoj për institucione dhe ligj të fortë\”, ka shkruar Pacolli.