Befason Morena Taraku: Kur kupton se i dashuri yt është gay

Morena Taraku ditët e fundit ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz

23/06/2018 23:45

Kjo për shkak të lidhjes me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, i cili përmes një videoje e kishte konfirmuar në mënyrë indirekte lidhjen me këngëtaren shqiptare, shkruan lajmi.net.

Por, së fundi ai ka postuar një fotografi në të cilën shkroi “Beqar dhe i lumtur”, madje ai së fundi ka ndarë me ndjekësit disa video në të cilat shihet dhoma përplot me femra.

Ndërsa, Morena përmes një videoje ka shkruar “Kur kupton se i dashuri yt është gay. Falje, s’ka falje”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Morena Taraku ishte kënga “Femnat”, në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM. /Lajmi.net/