Befasia më e mirë e një nxënësi për mësuesin e tij (Video)

Pamjet e më poshtme do të ju ngrohin zemrën.

Fun

05/10/2016 14:24

Është nxënësi Hector Montez, i cili bëri një vepër të mrekullueshme pasi ndërtoi marrëdhënie të ngushta me mësuesin e tij dhe trajnerin e futbollit Thomas Walser, përcjellë Klan Kosova.

Hector Montez, befasoi mësuesin e tij Walser, me një palë atlete Air Jordan, pikërisht në ambientet e klasës, në shkollën e mesme Coronado, të Californisë.

Mësuesi Walser, u ndje tejet i emocionuar kur pa atletet të cilat sipas tij i kishte dëshiruar qysh kur ishte në moshën gjashtëvjeçare.

‘’Oh man! Çka! Ato kanë poashtu edhe madhësinë time të saktë!!?

Ndërsa Hector, derisa i ka dhënë dhuratën e tij, ka shtuar:

‘’Ju gjatë këtij viti më thatë se këto ishin atletet tuaja më të preferuara madje më tregonit edhe madhësinë’’, i referohej nxënësi në fjalë, trajnerit të tij Thomas Walser, përcjellë Klan Kosova.

Për më shumë detaje, shikoni pamjet e publikuara mw poshtë: