Befasi në formacionin e Real Madridit në ndeshjen kundër Espanyolit (FOTO)

Dani Ceballos pret që Zinedine Zidane t’i jap shansin për të luajtur nga minuta e parë ndaj Espanyolit.

Sport

30/09/2017 15:36

Dani Ceballos mund të jetë befasia në formacionin e Real Madridit për ndeshjen kundër Espanyolit.

Përforcimi i fundit i “Los Blancos” gjatë afatit kalimtar të verës deri fundjavën e shkuar para duelit me Alavesin kishte zhvilluar vetëm 31 minuta lojë në tetë ndeshjet e Real Madridit deri më tani gjatë këtij sezoni.

Pa dyshim, në asnjërin prej tyre nuk luajti në formacionin bazë, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Por, pas paraqitjes dhe golave ndaj Alavesit, Ceballos pret që Zidane t’i jap shansin për të luajtur nga minuta e parë në takimin e radhës ndaj Espanyolit, të dielën në La Ligë. /Lajmi.net/