Bebe Rexhës i vidhet gjerdani në aeroport, ka një kërkesë publike

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.

ShowBiz

19/11/2018 11:25

Bebe Rexha është vazhdimisht aktive me udhëtime në vende të ndryshme të botës, ku është aktive me koncerte dhe e pranishme në eventet që organizohen në industrinë e muzikës, shkruan lajmi.net.

Por, në udhëtimin e saj të fundi asaj i ndodhi diçka jo e këndshme, që ia ‘theu’ zemrën.

Dikush ia ka vjedhur asaj gjerdanin me emrin e saj “Bebe”, të cilin e mbante pothuajse në çdo vend me vete.

“Zemra më është thyer. Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe. Nëse dikush e sheh tek vendoset në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini”, ka shkruar Bebe. /Lajmi.net/