Bebe Rexha i lë këtë koment Ritës në imazhin e ndarë nga fotosesioni

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy prej këngëtareve shqiptare që kanë arrit famë ndërkombëtare.

ShowBiz

24/04/2018 12:02

Të dy këngëtaret janë shumë të suksesshme në këtë fushë dhe shumë shpesh i shohim bashkë në evente që organizohen nga bota e artit, shkruan lajmi.net.

Rita ka njoftuar së fundi se po realizon një set të ri fotografik, ku si çdo herë në pah vjen stili i saj i veçantë.

Këngëtarja ka ndarë me fansat një fotografi të shkrepur nga ky set, ku shihet e veshur në të zeza, në mesin e shumë komenteve nuk mungonte as ai i Bebe Rexhës.

Me emojin e “zjarrit”, Bebe i thotë Ritës që e ka “djegur” rrjetin me këtë imazh, kurse e quan “mami”. /Lajmi.net/