BE-ja mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave pas sulmeve në Paris

Presidenca e Bashkimit Evropian ka vendosur që të mbledhë ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE-së, menjëherë pas sulmeve në Paris.

Bota

15/11/2015 20:03

Presidenca e Bashkimit Evropian e kryesuar nga Luksemburgu, vendosi sot thirrjen e një takimi të jashtëzakonshëm të 28 ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të unionit, më 20 nëntor, në Bruksel, rrjedhim i atentateve të përgjakshme të së premtes në Paris.

“Për shkak të ngjarjeve tragjike të Parisit, ky takim do të zhvillohet për të forcuar kundërpërgjigjen evropiane dhe për të siguruar zbatimin në praktikë të masave që do të merren”, thuhet në komunikatën zyrtare të rastit.