Bashota: Fitorja e PDK-së më 19 nëntor do ti hapë rrugë të re zhvillimit të Klinës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka marrë mbështetje të fuqishme në njërin nga bastionet e kësaj komune në fshatin Gllarevë të Klinës që përfshinë fshatrat Rigjevë, Stapanicë dhe Zabergjë.

Lajme

17/11/2017 09:59

Bashota në Gllarevë ka premtuar ndërtimin e një palestre sportive dhe rregullimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme, trotuar, kanalizim, ujësjellës e tjera.

“ Vendimi i qytetarëve për të mbështetur PDK-në në rundin e balotazhit, është vendim për ta fuqizuar Klinën, për ta zhvilluar dhe për ta bërë të sigurt ecjen përpara në mandatin e ri katërvjeçar.

Ne kemi bërë punë të mëdha, por përpara kemi ende shumë sfida për t’i tejkaluar. Duke u bazuar në besimin e kësaj nëndege dhe gjitha nëndegëve tjera të Klinës, fitorja e PDK-së do të jetë edhe me e fuqishme se në rundin e parë”, tha Bashota.

Ai bëri thirrje që të mbështetet PDK-ja dhe jo blloku opozitar të cilët kanë bëre pazare politike për ndarjen e pushtetit ku përfitojnë vetëm tre apo katër individ./Lajmi.net/