Bashkëshortja me urim të veçantë për Lyrical Son në përvjetorin e lidhjes

Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi janë një nga çiftet më të pëlqyera të estradës.

ShowBiz

05/07/2018 18:26

Ndonëse nuk ekspozohen edhe aq në rrjete sociale, çifti i njohur kanë një dashuri tejet të madhe, shkruan lajmi net.

E sot ata festojnë një ditë të rëndësishme, siç duket përvjetorin e lidhjes pasi ata u martuan në vitin 2014.

“Para 6 viteve isha e bekuar me ty. Faleminderit për gjithçka, të dua çdo ditë e më shumë. Ne jemi perfekt zemer”, ka shkruar ajo teksa ka marrë komente të shumta.

Ndryshe, Lyrical Son vazhdon të na sjell këngë mjaft të pëlqyera e padyshim se është i pranishëm edhe në koncerte të ndryshme. /Lajmi.net/