Barcelona zgjedh përforcimin e parë për vitin 2018

Barcelona ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes së Yerry Mina nga Palmeiras.

Sport

13/12/2017 10:29

Ernesto Valverde do të ketë përforcimin e premtuar nga klubi në mbrojtje në merkaton e janarit.

Barcelona ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes së shtatlartit Yerry Mina nga Palmeiras me operacionin që do të mbyllet për 9 milionë euro.

Katalanasit kishin prenotuar prej kohësh shërbimet e mbrojtësit kolumbian dhe me Palmeiras kishin një akord për ta ushtruar të drejtën e blerjes deri në janar të 2018 për 9 milionë euro dhe nëse kalonte ky afat kostoja mund të rritej deri në 15 milionë euro.