Barcelona siguron përforcimin e parë për vitin 2019

Barcelona ka siguruar përforcimin e parë për janarin e vitit 2019.

Sport

14/02/2018 13:45

Barcelona ka arritur marrëveshje me Gremion për transferimin e mesfushorit Arthur, në fillim të vitit 2019.

Futbollisti brazilian cilësohet si njëri prej talentëve të rinj me të ardhme më të ndritur në Amerikën Jugore dhe e ka tërhequr vëmendjen e gjigantit katalan tash e një kohë, përcjell “lajmi.net”.

Arthur pritet të nënshkruajë me Barcelonën në fillim të vitit 2019. /Lajmi.net/