Barcelona – Sevilla, lajm i keq për Real Madridin

“Sport” shkruan se finalja mund të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.

Sport

09/02/2018 07:17

Barcelona – Sevilla do të jetë finalja e këtij edicioni të Copa del Rey.

Por, ende nuk është caktuar stadiumi nikoqir i finales.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se finalja mund të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Lajmi nuk do të mirëpritej nga tifozët e Real Madridit sepse nuk do të dëshironin – në rast të fitores së Barcelonës – ta shihnin rivalin më të madh duke festuar një trofe në stadiumin e tyre. /Lajmi.net/